Pranë nënshkrimit me Ramosin

Futboll

Pranë nënshkrimit me Ramosin

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:44
Sergio Ramos

Pas përfundimit të kontratës, me “gjigandët” francez të Paris Sen Zhermenit, “legjenda” e mbrojtjes spanjolle, Sergio Ramos, tashmë 37-vjeç, është në kërkim të një “aventure” të re në prag të largimit të tij nga futbollit profesionit.

Aludime të shumta e lidhnin ish-“shtyllën” e mbrojtjes së Real Madridit e Seviljas, me një kalim te rivalët e Inter Majamiit, Los Anxheles FC, mirëpo këtë të martë një mundësi e re duket të ketë dal në pah për spanjollin.

Bëhet fjalë për kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët duket se janë të vendosur të bëjnë një merkato “ëndrrash” këtë verë, pas transferimeve të “yjeve” të futbollit, si Anhelino, Mauro Ikardi e Vilfred Zaha.

Bordi i Gallatasaraj e sheh Ramos, si zëvendësuesin e danezit, Viktor Nelson, i cili është pranë largimit nga klubi dhe për këtë aryse “luanët” e Stambollit janë duke u interesuar për shërbimet e 37-vjeçarit spanjoll.

Sipas mediave turke, klubi dhe “legjenda” e Real Madrid kanë arritur dhe akordin mes tyre, teksa pritet që çdo gjë të zyrtarizohet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat