Stadiumi i Partizanit nuk e ndryshon historikun

Futboll

Stadiumi i Partizanit nuk e ndryshon historikun

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 11:33
Partizani

Partizani më në fund u bë me shtëpi të re dhe në sezonin e fundit, u zhvilluan disa ndeshje në kompleksin e të kuqve.

Në këtë mënyrë, Partizani pritej që të mos kushtëzohej më në short duke qenë se nuk i duhet që të ndante stadiumin me Tiranën, por në fakt historia nuk ka ndryshuar.

Kështu, dy skuadrat kanë pasur numrin 1 dhe numrin 6 në short, që do të thotë se ndeshja e tyre direkte do të jetë në javën e gjashtë të kampionatit, ashtu si edhe në vitet e tjera në Superiore.

Ndërkohë, Dinamo që është tjetër skuadër e kryeqytetit, madje pa stadium personal nuk bën pjesë në rastet e përjashtimit.

Në momentin e hedhjes së shortit, shefi i garave në FSHF, Marjus Sulejmani u shpreh se dy skuadrat mund të luajnë disa ndeshje në “Air Albania”, prandaj është bërë ky rast përjashtimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat