Ruan qetësinë

Futboll

Ruan qetësinë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:47
Pioli

Milani mori humbjen e tretë radhazi në fazën përgatitore në SHBA, kësaj radhe kundër Barcelonës me rezultatin minimal 0-1. Gjithsesi për Stefano Piolin nuk ka nevojë për panik, pasi skuadra e tij ka dhënë një performancë pozitive, nga e cila lojtarët kanë mësuar shumë gjëra.

“Ky tur që zhvilluam ishte vërtet pozitiv, sepse ne punuam mirë dhe u përballëm me tre skuadra të nivelit të lartë. Ka ende shumë gjëra për të cilat ne duhet të punojmë ende, sepse kanë ngelur dhe tre javë nga fillimi i kampionatit, por çfarë kam parë çdo gjë është pozitive. Lojtarët e rinj po përshtaten mirë.

Kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi shfrytëzuar avantazhin e mundësive. Ne vuajtëm të largonim topin nga lojtarët e Barcelonës. Duhet të humbasim më pak topa, sepse duhet t’i menaxhojmë më mirë.

Duhet shërbyer më shumë Leao? Sigurisht që po, është një objektiv që ta dërgojmë Rafan para sa më shumë të jetë e mundur, por nuk mund të kemi vetëm atë si një pikë reference.

Stadiumi? Stadiumi këtu në Las Vegas ishte shumë i bukur, edhe në Los Anxhelos, “SoFi Staidum” ishte shumë i madh. në Itali jemi shumë pas me strukturat dhe duhet shumë kohë që të ecim përpara”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat