PSG nuk ndalet

Futboll

PSG nuk ndalet

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:04
Goncalo Ramos

Padyshim, një ndër ekipet më aktive në botën e futbollit këto momente janë dhe “gjigandët” francezë të PSG, të cilët në njërin krah po merren me “çështjen” Mbappe, aq shumë të komplikuar e në anën tjetër, duhet të bëjnë skuadrën gati për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, kampionët e Ligue 1, e më konkretisht drejtori i tyre sportiv, Luis Campos është duke menduar për të bërë një transferim të bujshëm në repartin ofensiv, pa mbaruar kjo merkato e vere dhe nuk bëhet fjalë për Ousmane Dembele.

Campos ka në “radarët” e tij, “bomberin” e Benfica, Goncalo Ramos, si dhe “fantazistin” e sulmit të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me këtë të fundit që është një “fiksim” i hershëm i “parisienëve”.

Me Kylian Mbappe, që është shumë pranë largimit, me Manchester United që siguroi shërbimet e Hojlund dhe “bavarezët” e Bayern Munich, që janë shumë afër Harry Kane, tanimë PSG mund të vazhdojë e qetë negociatat me “shqiponjat” gjermane, për një ndër lojtartët më të mirë të momentit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat