Trajneri i Juventusit: Jam i kënaqur me skuadrën

Futboll

Trajneri i Juventusit: Jam i kënaqur me skuadrën

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 19:18
Allegri

Trajneri i Juventusit, Allegri ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Real Madrid.

“Duhet të përmirësojmë gjendjen tonë sportive dhe gjithashtu në aspektin e lojës për të qenë gati për fillimin e kampionatit.”

Përjashtimi nga Europa? “E kemi mbyllur këtë kapitull që po zvarritim prej një viti.”

Vlahoviç? “Ai është stërvitur me të gjithë ekipin në dy ditët e fundit dhe do rë jetë në dispozicion.

Do të isha i lumtur që të mund ta fusja në fushë për një pjesë të ndeshjes së nesërme.

Nga ana tjetër ende nuk e di se kur kthehet Pogba, me shumë gjasa nuk do të jetë për ndeshjen e parë të kampionatit.

Të gjithë shpresojmë ta kemi përsëri në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur.”

Merkato? “Jam i kënaqur me skuadrën në dispozicion, por nëse vijnë oferta thelbësore, ne do t’i vlerësojmë ato. Dhe unë do të përshtatem, siç kam bërë gjithmonë,– tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat