Planet e Pochettinos

Futboll

Planet e Pochettinos

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:53
Pochettino

Ed Sheeran mund të jetë përgjegjës për lajmin e keq të marrë nga Chelsea dhe Mauricio Pochettino para fillimit të sezonit.

Blutë luajtën kundër Borussia Dortmund në miqësoren e fundit para sezonale në SHBA në Soldier Field në Çikago të mërkurën në mbrëmje.

Por, pavarësisht një goli të vonë nga Mason Burstow për të shpëtuar një barazim 1-1, ndeshja mbeti në hije nga dëmtimi i pësuar nga ylli i ri Christopher Nkunku.

Sulmuesi francez, i cili u transferua te Chelsea 52 milionë sterlina nga Leipzig, ka zhvilluar një  fazë përgatitore mahnitëse me tre gola në katër ndeshje.

Por pas 20 minutash lojë, Nkunku ka pësuar një dëmtim në këmbë për shkak të fushës së keqe. Tifozët e Chelsea shpërthyen menjëherë në rrjetet sociale duke u ankuar për gjendjen e fushës në Soldier Field.

Një numër rekord prej 73,000 njerëzish ishin grumbulluar në stadium vetëm tri ditë më parë për të ndjekur një koncert të këngëtarit Ed Sheeran, i cili sponsorizon klubin e Championship Ipswich Town.

Dhe me Beyonce dhe Taylor Swift gjithashtu duke performuar atje gjatë javëve të fundit, kjo ka ndikuar në përkeqësimin e fushës.

Tani fusha duket se i ka dhënë Poch dhe Nkunku një goditje të rëndë para fillimit të sezonit në Premier Leagues me yllin në dyshim për ndeshjen hapëse të javës së ardhshme kundër Liverpool-it.

Trajneri argjentinas tha: “Nuk dua të ankohem. Ne morëm disa rreziqe sepse fusha nuk është perfekte sepse impiantet përdoren për një sport tjetër. Megjithatë, ne nuk do të fajësojmë fushën për dëmtimin. Për mua, ishte fat i keq.

Ky është ndonjëherë rreziku i turneut. Por unë mendoj se situata ishte pak e pafat. Ne nuk mund të ankohemi për fushën.

“Mjekët po e kontrollojnë dhe shpresoj që të mos jetë një problem i madh.

Ai u dëmtua në aksion që ndoshta ishte penallti dhe ndjeu diçka në gju, por shpresojmë të mos jetë asgjë e madhe.

“Ne shpresojmë se ai mund të kthehet shpejt me ekipin. Na duhen disa ditë për ta vlerësuar atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat