Hoxha në Suharekë

Futboll

Hoxha në Suharekë

Nga: K. G. Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:48
Hoxha

Futbollisti Yll Hoxha i bashkohet skuadrës së Suharekës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A. 

“Transferimi bombastik i radhës është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin tonë, Yll Hoxha i cili nënshkruan me klubin tonë duke refuzuar shumë oferta.

Hoxha futbollist kampion i cili në supet e tij bart shumë asistime e gola të realizuara ndër vite, së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina, KF Feronikeli, Kukësi, KF Vllaznia etj”, njofton FC Suhareka.

Me këto përforcime Suhareka synon kreun e tabelës.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat