Larne - Ballkani, formacionet zyrtare

Futboll

Larne - Ballkani, formacionet zyrtare

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga një ndeshje

Ballkani do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë ndaj Larnes në kuadër të kualifikimeve për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Përballja që fillon në ora 20:30, do të luhet në stadiumin “Solitude”, në Belfast.

Ndeshja e parë ishte fituar me rezultat bindës nga kampioni i Kosovës (3-0), duke dhënë sinjale se janë të përkushtuar ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar (kualifikimi në fazën e grupeve).

Ilir Daja do të kërkojë një paraqitje të njëjtë si nga sfida e parë, në mënyrë që të mos i lë asgjë rastit.

Formacionet startuese:

Larne: Ferguson, Donnelly, Farquhar, Omar, Ives, Sloan, Gordon, Thomson, Cosgrove, Ryan, Bonis.

Ballkani: Koliçi, A.Thaqi, Potoku, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuç, Zyba, Korenica, Gripshi, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat