Rrezikon karrierën, mjeku: Kurrë nuk kam parë një dëmtim të tillë

Futboll

Rrezikon karrierën, mjeku: Kurrë nuk kam parë një dëmtim të tillë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Pak ditë më parë, ish-mbrojtësi i Realit, Marselo u bë protagonist në Brazil në një ndeshje mes Flumineses dhe Argentinos Zhuniors.

Në tentativë për të mbrojtur topin, Marselo i shkaktoi një dëmtim horror futbollistit kundërshtar, duke i thyer këmbën.

Ashtu siç pritej, dëmtimi ka rezultuar shumë i rëndë duke i rrezikuar futbollistit edhe karrierën si lojtar. Luçiano Sançez i është nënshtruar një operacioni dhe menjëherë pasi ka përfunduar, mjeku i tij ka folur duke u shprehur se dëmtim më të rëndë, nuk kishte parë kurrë në karrierën e tij.

“Kam 23 vite si doktor dhe kurrë nuk kam parë një dëmtim të tillë. Fibula dhe Tibia ishin të ndara nga njëra-tjetra.

Ka dëmtuar ligamentin kroçiat anterior dhe posterior dhe ka një zhvendosje të gjurit”, u shpreh mjeku.

Vetë lojtari e ka falur Marselon për dëmtimin e shkaktuar. “Duhet ta lëmë të qetë sepse nuk donte.

Mora vesh që më ka kërkuar edhe në dhomat e zhveshjes dhe më pas më ka shkruar dhe më ka pyetur si jam. E kam adhuruar si futbollist dhe tani edhe si njeri. Nuk ka asgjë se për çfarë të mërzitet”, u shpres Sançez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat