Arsenali bën ofertën e parë

Futboll

Arsenali bën ofertën e parë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:40
David Raia

Arsenali ka bërë ofertën e parë për Brentfordin (20 milionë paund plus 3 milionë bonuset) për portierin David Raia, e cila është refuzuar.

Numri 1 i Brentfordit, i cili është prej kohësh një objektiv i Bajernit në rast largimi të Zomerit, ka rënë dakord me Arsenalin për një transferim në “Emirates”.

Pas akordit personal, “topçinjtë” bënë ofertën e tyre për të nënshkruar me portierin që vlerësohet me 40 milionë paund nga klubi i tij.

Mikel Arteta e ka identifikuar shokun e skuadrës së Thomas Strakoshës si kandidatin ideal për të zëvendësuar titullarin e portës së tij, Aron Ramsdejl. Por deri tani, trajneri spanjoll ka arritur të sigurojë vetëm “po”-në e gardianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat