Granit Jashari i bashkohet Llapit

Futboll

Granit Jashari i bashkohet Llapit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:54
Granit Jashari

Granit Jashari është përforcimi i radhës i Llapit.

Klubi nga Podujeva zyrtarizoi sot marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.

Jashari së fundmi ishte pjesë e Gjilanit.

"Super qendërmbrojtësi, Granit Jashari është bardhekaltër

KF Llapi me kënaqësi njofton për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari.

24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t’i arrij objektivat.

Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.

Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Graniti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin me opsion rinovimi edhe për një-vit tjetër dhe nga e hëna veç se bashkohet me grupin e futbollistëve në stërvitje.

Me transferimin e Granitit dhe gjitha transferimeve tjera që kanë ardhur këtë afat kalimtar, klubi është i përkushtuar maksimalisht për t’i arritur objektivat dhe për t’ua kthyer lavdinë tifozëve siq ata duan – një ekip të fortë dhe konkurrues për trofe.

Mirësevjen në shtëpinë tënde të re, Granit. Të urojmë suksese me fanellën bardhekaltër”, njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat