Sqarohet e vërteta e largimit të Florentino Perez

Futboll

Sqarohet e vërteta e largimit të Florentino Perez

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:32
Logo e Realit

Shtypi i shkruar në Spanjë, ka njoftuar ditën e sotme se në shtëpinë e Real Madridit nuk ka qetësi, duke qenë se presidenti Florentino Perez, po mendon largimin nga klubi.

Por, me anë të një komunikate për shtyp, Reali ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i konsideruar të rreme.

Gjithashtu, është thënë se po mendohet edhe ndryshimi i emrit për klubin, teksa edhe ky pretendim është hedhur poshtë nga Real Madridi që shton se kurrë nuk është diskutuar dhe menduar diçka e tillë.

"Në përgjigje të një thashethemi që është shfaqur në disa media sociale duke pretenduar se presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga posti i presidentit të klubit, Real Madrid dëshiron të deklarojë se:

– Këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe janë për interesa të caktuara që nuk kanë lidhje me realitetin.

– Në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Anëtarëve Përfaqësues të Real Madridit nuk do të ketë asnjë pikë të rendit të ditës për të diskutuar emrin e Real Madrid Siti", njofton Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat