Teuta dhe Vllaznia barazojnë në miqësore

Futboll

Teuta dhe Vllaznia barazojnë në miqësore

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:23
Pamje nga ndeshja

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Niko Dovana”: golit të Peposhit 41’ iu përgjigj Spahija 86’

Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Vllaznisë.

Një sfidë me aromë Superiorja ku të dyja skuadrat kanë shënuar nga një gol në fundin e çdo pjese loje.

Pjesa e parë ka folur për skuadrën durrsake që ka prodhuar më shumë, pavarësisht se rastin më të pastër për shënim e kishte Balaj, i cili përballë portierit Demaj nuk arriti të shënonte.

Durrsakët arritën të konkretizojnë lojën e tyre me një gol të Peposhit në minutën e 43-të, i cili përfitoi nga një hezitim i mbrojtjes shkodrane duke kaluar bregdetarët në avantazh.

Në pjesën e dytë Vllaznia rriti ritmin e lojës, me Alivoda e Çoba që i dhanë një tjetër marsh. Katër minuta para përfundimit të ndeshjes, pikërisht në minutën e 86-të, ishte Spahija ai që vendosi barazpeshën në 1-1, që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat