Fati i “buzëqesh” Brojës

Futboll

Fati i “buzëqesh” Brojës

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:55
Broja

Fati i “buzëqesh” Brojës!

I sapo transferuar me shumë bujë te “blutë” e Chelsea, “fantazisti” francez Christophet Nkunku do të presë më shumë se dy muaj jashtë fushave të blerta për të bërë debutimin e tij zyrtar, me londinezët, pas dëmtimit të pësuar në miqësoren e “luksit” ndaj “verdhezinjve” të Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “ylli” francez, mund të qëndrojë jashtë fushave edhe më shumë nga çfarë mendohej në fillim, teksa thuhet se lojtari ka një problem me meniskun.

Në krahun tjetër, sado “fatkeq” mund të quhet, dëmtimi i Nkunku, mund të “nderojë” Armando Brojën, me talentin e sulmit shqiptar, që mund të përfitojë minuta si titullar për shkak të mungesës së francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat