Fernandez është optimist

Futboll

Fernandez është optimist

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:00
Fernandez

Mesfushori i Chelseas Enzo Fernandez është optimist se do të kalojnë një super edicion në Premier League.

“Blutë” sezonin e kaluar ishin të tmerrshëm, duke e mbyllur si vend i 10-të që ishte edicioni më i keq në më shumë se dy dekada.

Sidoqoftë, me rindërtimin e mesfushës dhe ardhjes së Mauricio Pochettinos – Fernandez beson se do ta dominojnë çdo kundërshtar.

“Synimi kryesor është që këtë vit ta fitojmë Premier League-n. Tani kemi një trajner të ri dhe pritjet kanë ndryshuar”.

“Që kur arrita gjithçka ishte vështirë, kishte shumë ndryshime dhe çdo gjë ndodhi shumë shpejtë”.

“Duam të jemi një skuadër agresive që sulmon dhe mbrohet mirë, që hynë në lojë për të fituar pavarësisht kundërshtarit. Duam ta dominojmë çdo lojë që kemi”, ka përfunduar Fernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat