Euro Start në finalen e madhe të turneut

Futboll

Euro Start në finalen e madhe të turneut

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:10
Euro Start

Euro Start nga Shkupi e ka siguruar finalen e turneut në futboll të vogël, organizuar nga Bashkësia Lokale e fshatit Radushë të komunës së Sarajit. Euro Start ka fituar ndeshjen gjysmëfinale ndaj Iso Prom me rezultatin 4-2.

Golat për ekipin fitues i shënuan: Agim Ramadani, Pajtim Rexhepi, Jusuf Sulejmani dhe një autogol.

Në finalen e madhe, Euro Start do të takohet me Sport Arena, e cila në gjysmëfinalen e dytë e mposhti Mat Ing me rezultat 6-3.

Ndeshjet po luhen  në Qendrën Sportive “Berlin Arena” në fshatin Radushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat