Guardiola: Asgjë nuk ndryshon

Futboll

Guardiola: Asgjë nuk ndryshon

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:42
Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, thotë se fituesit e Triplete-s janë plot entuziazëm përpara sezonit të ri të Premier League.

City pret Burnley-n të premten mbrëma për të nisur sezonin e ri në Premier League.

Guardiola tha: “Nuk do të jetë e mundur të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar; ndodh një herë në jetë. Ne u ngjitëm në malin më të lartë sezonin e kaluar, por në dy ditët e fundit zbritëm prej tij dhe tani fillojmë përsëri.

“Të gjithë kanë të njëjtin synim dhe do të ketë shumë vështirësi për të ngjitur malin sa më lart, futbolli ynë, niveli, mentaliteti ynë do të diktojë se si do të jetë sezoni.

“Burnley ka energjinë, intensitetin, ëndrrën për të bërë një sezon të mirë. Vincent Kompany na njeh mirë; ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme, duke ndryshuar mënyrën se si ata luajtën për vite nën Sean Dyche. Ai dominoi në Championship”.

Për kalendarin e futbollit, ai gjithashtu tha: “Ndonjëherë ka takime me Uefa-n dhe Premier League. Ne nuk kemi ditë të mjaftueshme për të luajtur të gjitha këto ndeshje në të gjitha kompeticionet.

“Kur një ekip në Premier League nuk luan në Europë nuk është problem, por njerëzit thonë se luajmë në të njëjtat kushte, jo, luajmë më shumë ndeshje.

“Nuk ka më shumë ditë, më shumë ndeshje, kështu që nuk mund t’u japim një ditë pushim lojtarëve. Ky argument është i shumë kohëve më parë dhe po përkeqësohet, por çfarë të bëjmë? Ata vendosin. Asgjë nuk do të ndryshojë. Kur jemi të ftuar në takimet e UEFA-s, nuk mund të shkojmë sepse jemi të zënë. Më duhet të përgatitem. Nuk kam kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat