Skuadrat elitare rikthehen në aksion me kryederbin Drita - Llapi

Futboll

Skuadrat elitare rikthehen në aksion me kryederbin Drita - Llapi

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:26
Pamje nga një ndeshje

Skuadrat elitare të vendit tonë, vikendin që po vjen rikthehen në aksion me ndeshjet e para të sezonit 2023/24.

Edicioni i ri do të starton të shtunën pasdite me dy ndeshjet e para të kampionatit të ri në Superligë, sezon ky që pritet të sjellë duel dramatike në tri frontet; titullin e kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën.

Prishtina – Feronikeli 74 dhe Dukagjini – Malisheva, janë dy sfidat e parë të këtij sezoni që luhen të shtunën pasdite, derisa ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Gjilani, është shtyrë.

Ndërkaq, të dielën luhen dy ndeshjet e fundit të javës së parë, ku do të përballen Liria-Ballkani dhe Drita-Llapi, kjo e fundit është edhe derbi i xhiros së parë.

Superliga/ - Xhiroja e Parë

Të shtunën takohen:

Prishtina – Feronikeli 74

Dukagjini – Malisheva

Të dielën takohen:

Liria – Ballkani

Drita – Llapi

Fushë Kosova – Gjilani (është shtyrë)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat