Askush nuk është mbi klubin

Futboll

Askush nuk është mbi klubin

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:25
Mbappe e Enrique

Sot do të rikthehet kampionati francez, teksa PSG do të debutojë mbrëmjen e nesërme në përballjen me Lorient. Në prag të këtij takimi, trajneri Luiz Enrique ka folur para mediave dhe ka sqaruar vendimin për Mbapen.

“Situata e Mbappe nuk është e re. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe është gjetur një zgjidhje pozitive mes lojtarit dhe klubit. Më kujtohet filozofia e PSG-së: askush nuk është mbi klubin.

Nejmar? Unë nuk flas për bisedat personale që bëj. Vendimi që do të marrë do të bëjë të qartë mendimin tim për këto çështje. Dembele është një lojtar i PSG-së 99%.

Nuk mund të jetë gati nesër për arsye ligjore por është pjesë e jona”, u shpreh Enrique

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat