Balliu feston që në start, Rayo befason në transfertë Almerian

Futboll

Balliu feston që në start, Rayo befason në transfertë Almerian

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 22:29
Rayo Vallecano

Ivan Balliu feston suksesin e parë në këtë sezon të La Ligas pikërisht në ndeshjen hapëse të sezonit të ri. Rayo Vallecano, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, triumfoi 0-2 në fushën e Almerias, duke i bërë një nisje perfekte kampionatit.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë në harkun kohor të tetë minutave dhe në të dy rastet me 11-metërsh.

 

Një ndeshje e mbyllur praktikisht brenda fraksionit të parë, pasi në pjesën e dytë vendësit nuk patën forcë as për ta rihapur ndeshjen.

Tri pikë shumë të rëndësishme për Rayon në start, që i japin më shumë moral për ndeshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat