Messi i papërmbajtshëm, shënon sërish

Futboll

Messi i papërmbajtshëm, shënon sërish

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Inter Miami është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, pasi mposhti Charlotte me rezultat 4-0.

Në këtë ndeshje sërish në mesin e golashënuesve ishte Lionel Messi, i cili realizoi për të pestën ndeshje me radhë.

Ndërkohë, sfidën me një gol e hapi Martinez në minutën e 12’, me një gol nga penaltia. Për golin e dytë u kujdes Taylor në minutën e 32’.

Me këta dy gola, u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Malanda, shënoi autogol për golin e tretë të Miamit.

Teksa golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi kush tjetër pos Messit, i cili s’ka të ndalur në kontinentin amerikan.

Argjentinasi ka realizuar tetë gola në pesë ndeshje në fanellën e Miamit.

Ndryshe, Inter Miami në gjysmëfinale do të përballet me Philadelpia Union, me datën 16 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat