Ronaldo zemërohet, kur serbi shpallet lojtari i ndeshjes

Futboll

Ronaldo zemërohet, kur serbi shpallet lojtari i ndeshjes

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:56
Milinkoviq-Saviq e Ronaldo

Mentaliteti i Cristiano Ronaldos është i njohur.

Me shumë mundësi është arsyeja që e ka bërë të fitojë 5 “Topa të Artë” dhe 5 trofe nw Ligwn e Kampionwve, si dhe të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Dhe kjo nuk ka ndryshuar në moshën 38 vjeçare.

Pas fitimit të Kupës së Kampionëve të Arabisë për klube, në të cilën ai ishte vendimtar me dy gola kur skuadra e tij ishte me 10 lojtarë, portugezi ishte protagonist edhe gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut, në të cilin fitoi dy çmime: golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola, tre më shumë se Benzema, dhe kupën e kompeticionit.

Por ai donte një “hat trick” të tij të veçantë. Organizatori ia dha çmimin për lojtarin më të mirë në finale serbi Milinkoviq-Saviq, diçka me të cilën Kristiano Ronaldo nuk ishte dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat