Ballkani për fitore, ky është formacioni

Futboll

Ballkani për fitore, ky është formacioni

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 16:13
Formacioni i Ballkanit

Ballkani starton mbrojtjen e titullit me duelin kundër Lirisë në kuadër të sezonit të ri 2023/24 në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ballkani vazhdon të luajë edhe në Ligën e Konferencës, derisa shënoi fitore 2-0 ndaj Lincoln Red Imps, për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, kur u kualifikuan në fazën e grupeve.

Natyrisht se do të jetë një periudhë më e lodhshme për skuadrën nga Suhareka, por që sot synojnë pikët e plota.

Liria në anën tjetër, do shpresojë që të befasojë Ballkanin dhe të nxjerr së paku një barazim.

Ballkani: Koliçi, Kuç, Halili, Dellova, Thaqi, Potoku, Limaj, Kryeziu, Gripshi, Ramadani, Tusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat