Eden Hazard u pa në Stamford Bridge

Futboll

Eden Hazard u pa në Stamford Bridge

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 18:50
Eden Hazard

Eden Hazard është i pranishëm në ndeshjen hapëse të sezonit të Chelsea kundër Liverpoolit.

Belgu u pa në stadium më pak se një orë para fillimit të supersfidës.

Hazard është ende një lojtar i lirë pasi pranoi të largohej nga Real Madridi këtë verë, një vit para se t’i mbaronte kontrata.

Belgu është padyshim lojtari më i mirë i Chelsea në dekadën e fundit.

Ai kaloi shtatë vjet në Stamford Bridge, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje dhe duke fituar të gjithë trofetë e mëdhenj, përveç Ligës së Kampionëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat