Ferizaj demolon Vjosën, gati për edicionin e ri

Futboll

Ferizaj demolon Vjosën, gati për edicionin e ri

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 23:13
Pamje nga ndeshja

Ferizajt ka demoluar me rezultat 3:0 Vjosën e Shtimes, në ndeshjen miqësore.

Djelmoshat e Ismet Munishit janë gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupit B.

Golashënues Ali Babaei, Ergon Hyseni dhe Betim Haxhimusa.

“Ka përfunduar ndeshja e fundit kontrolluese, para fillimit të edicionit të garave, kundër KF Vjosës, e mbyllur me fitore 3:0 për skuadrën tonë.

Falënderojmë kundërshtarin për korrektësinë dhe fair – play-in e treguar. 

Javën tjetër fillon misioni i vërtetë, ku si kundërshtar e kemi skuadrën nga Prishtina, KF 2 Korriku”, - njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat