​Messi tremb Inter Miamin, lëndohet në stërvitje

Futboll

​Messi tremb Inter Miamin, lëndohet në stërvitje

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 09:59
Lionel Messi

Lionel Messi ka trembur skuadrën e Inter Miamit gjatë stërvitjes të hënën, kur u duk se kishte lënduar kyçin e këmbës së majtë.

Fituesi i Kupës së Botës po merrte pjesë në stërvitjen e skuadrës kur u rrëzua në tokë dhe u pa duke e mbajtur këmbën e majtë më të dy duart.

Këto u dukën skena shqetësuese një ditë para gjysmëfinales së tyre të Ligës Kupës kundër Philadelphia Union.

Por trajneri i Miamit, Tata Martino, këmbënguli se nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar.

“Nëse do të ishte diçka serioze, jam i sigurt që të gjithë do të ishin tronditur”, tha Martino.

“Isha vetëm në një pjesë të seancës sepse kisha një takim më pas dhe po përfundoja përgatitjet, kështu që nuk e pashë saktësisht se çfarë ndodhi. Meqenëse të gjithë ishin mirë, mendoj se asgjë nuk ka ndodhur', theksoi ai.

Messi më vonë u fotografua duke fluturuar me skuadrën për në Filadelfia përpara ndeshjes së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat