FSHF: Hasa u ftua në kombëtaren U-21 para ndeshjeve me Anglinë e Kosovën në 2022-shin

Futboll

FSHF: Hasa u ftua në kombëtaren U-21 para ndeshjeve me Anglinë e Kosovën në 2022-shin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 14:30
Logo e FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon intensivisht punën e saj për rritjen, zhvillimin dhe monitorimin e talenteve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë me qëllimin e qartë për të pasur skuadra kombëtare sa më cilësorë dhe konkuruese.

"Në këtë kuadër, këtë javë ka filluar edhe projekti “Hap pas Hapi” nga Departamenti Teknik i cili në fokusin e tij punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Në të njëjtën kohë, prej vitesh FSHF ka ngritur një rrjet të madh skautësh për të evidentuar dhe ndjekur nga afër lojtarët e talentuar shqiptar që luajnë kudo nëpër botë.

Ky rrjet skautësh, që rritet dhe zgjerohet muaj pas muaji, sinjalizon Departamentin e Ekipeve Kombëtare për elementët më të spikatur të cilët më pas ftohen nga ekipet tona nga U-15 deri te ekipi Kombëtar A.

Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë.

Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qenë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, sic shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Njëkohësisht lojtari vazhdon të jetë në planet e stafeve tona dhe dera vazhdon të mbetet e hapur jo vetëm për Luis Hasën, por për çdo talent shqiptar që e ndjen fanellën kuqezi.

Ne e respektojmë zgjedhjen e tij, do ta respektojmë gjithmonë dhe e mbështesim në rrugëtimin e tij profesional", njofton FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat