Bunjaku merr postin e Drejtorit Sportiv të Ballkanit

Futboll

Bunjaku merr postin e Drejtorit Sportiv të Ballkanit

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:09
Ballkani

Pas largimit të Nderim Nexhipit në drejtim të Turqisë, Ballkani ka gjetur drejtorin e ri sportiv.

Omer Bunjakut i është besuar posti i Drejtorit Sportiv te kampionët e Kosovës.

Bunjaku është emër i njohur sa i përket këtij posti, pasi më herët ka qenë Drejtor Sportiv në klubin e Shkupit.

Ai ka ndërtuar skuadrën e Shkupit për plot gjashtë vite, nga nisja e sezonit 2017-2018 e deri në fund të edicionit 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat