Agim Ademi: Një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë 

Futboll

Agim Ademi: Një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë 

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, paralajmëron se po vijnë ditë të mira sa i përket infrastrukturës së stadiumeve.

Sipas tij, një stadium po merr pamje, është fjala për stadiumin "Liman Gegaj" në Malishevë.

“Një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë, por ky më shpejt se 45 ditë (me urgjencë). 

Kjo nuk do t'i prishë oraret e as planet tona që çdo 45 ditë të kemi nga një fushë të re futbolli në çdo cep e në çdo anë të Kosovës nga bashkëpunimi FFK dhe Komunat! 

Faleminderit UEFA & #FIFA për donacionet!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat