Trajneri i Bayernit vlerëson ardhjet

Futboll

Trajneri i Bayernit vlerëson ardhjet

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:50
Tuchel

Trajneri i bavarezëve shumë i kënaqur me koreano-jugorin Kim

Guerreiro, Kim dhe Kein. Janë tre nga blerjet që kishte vendosur në shënjestër Bayern Mynih për t’i marrë në merkaton e verës për sezonin 2023-2024 e në prag të aktiviteteve, të cilat sapo kanë nisur.

Trajner i bavarezëve, Thomas Tuchel, është gati të udhëheqë skuadrën në kampionat dhe në Europë, teksa në faqen zyrtare të Bundesligës ka dhënë një intervistë interesante për sa i përket pritshmërive të tij, por edhe për mënyrën se si së bashku me klubin kishin planifikuar dhe zgjedhur përforcimet në merkaton e verës.

Nevojat e mia për merkaton?

Duke parë rezultatet e sezonit të kaluar kam shprehur opinionin tim mbi çfarë na duhet për të ndihmuar skuadrën.

Qoftë dhe me lojtarët aktualë që kishim në ekip.

Më pas kemi parë listën dhe kemi rënë dakord, sipas meje, për të mos i marrë në konsideratë të gjithë kandidatët.

Në këtë pikë jemi ndalur mbi ata që do të ishin të duhurit për ne, që do të na sillnin talent dhe cilësi. Do të duhet të gjenim edhe mënyrën për të përforcuar shpirtin e skuadrës”, ka thënë Tuchel.

Mes blerjeve të Bajern ishte dhe mbrojtësi Kim i ardhur nga Napoli. Për lojtarin, trajneri gjerman ka thënë fjalët e tij. “E dua, e dua. Është aq i qetë, aq i drejtpërdrejtë. E shoh edhe në lojë, i vetëdijshëm dhe i drejtpërdrejtë.

Një pasim është një pasim.

Një pasim nuk është elegant, është thjeshtë një pasim. Mbrojtja e tij është shumë e guximshme, është i shpejtë, shikon gjithmonë pas shpine dhe ku mund të ndihmojë.

Pozicionimi i tij krahasuar me mbrojtësin tonë të majtë është gjithmonë si qendërmbrojtës i djathtë.

Është një kënaqësi ta kesh në skuadër. Përqendrimi është ai që bën diferencën, pasi është shumë i disiplinuar si në ndeshjet miqësore, ashtu dhe në stërvitje. Shumë i thjeshtë dhe i koncentuar. Më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Tuhel, kurse të premten Bajern Mynih nis kampionatin në transfertën e Bremenit ndaj Werder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat