Lady Tonali rrëfehet: vështirësitë dhe jeta e re në Newcastles

Futboll

Lady Tonali rrëfehet: vështirësitë dhe jeta e re në Newcastles

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:17
Tonali

Giulia Pastore, e dashura e ish-lojtarit të Milanit, Sandro Tonali, ka bërë disa rrëfime në lidhje me transferimin e papritur në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur partnerin e saj që u ble nga Newcastle.

Në përgjigje të disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, modelja pranoi: “Kanë qenë muaj të komplikuar, kjo është e sigurt”.

“Nga një moment në tjetrin e gjen veten duke e kthyer jetën përmbys dhe duke u zhvendosur në një vend tjetër larg gjithçkaje.

Për të mos folur për çështjen e lëvizjes, çështjet burokratike etj”, vazhdoi lady Tonali.

E ndër vështirësitë që kishte nënvizoi edhe: “Kishte disa njerëz që nuk ndihmuan dhe ne shkuam përpara”.

Momentet e vështira u tejkaluan: “Si jam tani? Jam mirë. Tani jam mirë. Po ambientohem dhe tani rruga do të jetë më e lehtë, jam e sigurt”.

Atyre që e pyetën nëse kishte menduar ndonjëherë të qëndronte në Milano, përgjigja e Giulia-s ishte: “Jo, kurrë.

Të jesh me një futbollist do të thotë gjithashtu të jesh gati të kthesh jetën përmbys”.

Në jetën e saj të re në Angli, Lady Tonali pranon: “Newcastle nuk është Londra, një qytet magjepsës.

Njerëzit këtu janë fantastikë, të gjithë janë super të dobishëm. 15 minuta nga Newcastle ka plazhe të bukura dhe pamje mahnitëse.

Jemi tre orë nga Londra dhe 90 minuta nga Edinburgu”.

Dhe përsëri: “Unë e kam dashur gjithmonë Anglinë, mentalitetin anglez, kështu që është një ëndërr për mua të jetoj këtu dhe të mësoj më shumë për kulturën e tyre. Sa për klimën, nxehtësia nuk më ka pëlqyer kurrë. Miti se ‘Në Angli bie gjithmonë shi’ nuk është i vërtetë. Bie shi dhe nuk është vapë, por jo gjithmonë. Ka pasur edhe ditë të bukura me diell”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat