Bayerni do të refuzojë ofertën e Interit për Pavard

Futboll

Bayerni do të refuzojë ofertën e Interit për Pavard

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 09:02
Benjamin Pavard

Interi ka bërë ofertë për Benjamin Pavard, por mbrojtësi me shumë gjasë do të qëndrojë në Bayern Munich.

Sipas Sky Sports Deutschland, negociatat janë mbyllur, pasi klubi gjerman ka bllokuar largimin e mbrojtësit francez.

Nerazzurrët e kishin ngritur ofertën e tyre në 25 milionë euro dhe 5 milionë euro bonuse, sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia.

Në anën tjetër sipas mediave gjermane, italianët kishin ofruar 30 milionë euro plus bonuset, por bavarezët donin 40 milionë euro me bonuse të lidhura me performancën.

Por edhe përkundër këtyre, Bayern Munich nuk do ta lirojë Pavardin, i cili është futur në vitin e fundit të kontratës dhe tani do të fillojë të negociojë një kontratë të re me Bayern Munich.

Për mbrojtësin francez kishte interes edhe nga Manchester United këtë verë.

Nëse ai nuk nënshkruan kontratë të re mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat