Video bën xhiron e rrjetit: Presidenti i Federatës së Futbollit puth në buzë lojtaren gjatë ndarjes së medaljeve

Futboll

Video bën xhiron e rrjetit: Presidenti i Federatës së Futbollit puth në buzë lojtaren gjatë ndarjes së medaljeve

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 19:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra ka pak orë që është kampione e re e botës, por është përfshirë nga një skandal.

Skuadra iberike mundi 1-0 kampionët e Europës, Anglinë, në finalen e zhvilluar në Australi, por ajo që bëri më shumë bujë ishte gjesti i presidentit të federatës Luis Rubiales, i cili ishte në podium në momentin e dhënies së medaljeve.

Kur takoi Jenny Hermoso, një nga lojtaret më të mira të skuadrës, e përqafoi dhe e puthi në buzë! Lojtarja u befasua dhe deklaroi: "Uh…po, nuk më pëlqeu".

Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia, por kjo nuk e pengoi atë ta puthte në buzë futbollisten dhe të bënte bujë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat