Bie në humnerë autobusi me tifozë në Brazil, 7 të vdekur

Futboll

Bie në humnerë autobusi me tifozë në Brazil, 7 të vdekur

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 00:06
Bie në humnerë autobusi

Shtatë persona humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përmbys në një autostradë në shtetin Minas Gerais në Brazil në orët e para të mëngjesit të sotëm, sipas shërbimit ushtarak të shtetit.

Autobusi po transportonte tifozë të klubit të futbollit Corinthians me qendër në qytetin e Sao Paulo-s, pasi ata kishin ndjekur një ndeshje kundër Cruzeiro në kryeqytetin e Minas Gerais, Belo Horizonte.

Sipas pasagjerëve të autobusit, në të ndodheshin 43 tifozë, përmbysja është shkaktuar nga mosfunksionimi i frenave.

Aksidenti ka ndodhur në orën 02:50 (me orën lokale), autobusi është përplasur dhe ka rënë në një humnerë, sipas zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat