Koçoski i bashkohet Voska Sport-it

Futboll

Koçoski i bashkohet Voska Sport-it

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 23:32
Koçoski

Valentin Koçoski është emri më i ri që i bashkohet Voska Sport-it.

Koçoski për dy vite të plota ishte pjesë e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë e skuadrës strugane edhe më parë, kur kjo skuadër për herë të parë në vitin 2021 kishte luajtur në Europë.

Ndryshe Koçoski në Ligën e Parë numëron 147 ndeshje, ndërsa me eksperiencën e tij pritet të ndihmojë skuadrën tonë në vijim të sezonit në Ligën e Parë maqedonase.

Me Valentin Koçoski kemi arritur marrëveshje deri në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat