Dita e ndeshjes: Ballkani pret Bate Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it

Futboll

Dita e ndeshjes: Ballkani pret Bate Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 08:15
Ballkani

Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës e nis sot fazën finale për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës, duke qenë nikoqir i ekipit të njohur bjellorus.

Therandasit e presin BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it, në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më saktë më 31 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat