Barcelona afër ta kompletojë marrëveshjen për Cancelon

Futboll

Barcelona afër ta kompletojë marrëveshjen për Cancelon

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:15
Cancelo

Barcelona është duke iu afruar huazimit të mbrojtësit Joao Cancelo nga Manchester City.

Portugezi është i etur për të kaluar në “Camp Nou” dhe po pret me padurim që dy klubet të kompletojnë marrëveshjen, kështu se paku raporton “Mundo Deportivo”.

Mbrojtësi ka pranuar një ofertë të çmendur financiare nga një klub arab, por thuhet se e ka refuzuar me shpresën t’i bashkohet Barcelonës.

Barcelona është afër ta kompletojë marrëveshjen në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit për 25 milionë funte.

Cancelo nuk është në planet e Man Cityt pavarësisht që ka kontratë deri më 2027 dhe kjo u bë e qartë janarin e kaluar me kampionin e Anglisë që e lejoi t’i bashkohet Bayern Munichut.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë portugezi pritet të aterojë në Barcelonë të premten për t’i kryer testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat