Në Itali zbulojnë të ardhmen e Mancinit

Futboll

Në Itali zbulojnë të ardhmen e Mancinit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 12:37
Roberto Manbini

Roberto Manbini u largua nga drejtimi i Italisë në mënyrë të papritur dhe menjëherë pasi u zyrtarizua largimi i tij,

Mancini u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqje për çështje parash por për faktin se kishte përplasje me presidentin e federatës.

Sakaq, “Gazzetta dello Sport” raporton se Mançini ka arritur akordin me Arabinë Saudite, për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar. Për këtë aventurë të re, veç klauzolave dhe stafit që do të jetë personal i Mancinit, paga do të arrijë në vlerën e 90 milionë eurove.

Trajneri pritet që të marrë 30 milionë euro në sezon dhe objektivat janë të qarta. Menjëherë puna e tij do të nisë nga Kupa e Azisë, ku më pas duhet që të kualifikojë skuadrën për në Botërorin e 2026.

Ditët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat