Jashanica: 4:1 është rezultat i mirë

Futboll

Jashanica: 4:1 është rezultat i mirë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 23:27
Bajram Jashanica

Bajram Jashanica me golin e barazimit  hapi rrugë një përmbysjeje të madhe ndaj Bate Borisovit.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Ballkanit tha se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe nuk ka vend për nënvlerësim:

Goli që pësuam ishte aksidental. Pasi shënova golin dhe në pjesën e dytë treguam karakterin tonë, pavarësisht mungesave, të gjithë treguan vlerat e tyre.

Janë edhe 90 minuta të tjera, sot do të festojmë, por nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin. 4-1 është rezultat shumë i mirë, por edhe atje duam të bëjmë një ndeshje të madhe.”

Daja, arkitekti i këtij Ballkani: “Daja, që kur ka ardhur, e ka ditur se çfarë grupi jemi. Përderisa po bëjmë këto paraqitje, çlësi është Ilir Daja që na ka sjellë deri këtu. Sigurisht që nuk na ka munguar mbështetja e presidentit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat