Djali i Tottit nuk përmbahet fare, puthje plot pasion

Futboll

Djali i Tottit nuk përmbahet fare, puthje plot pasion

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:19
Djali i Tottit nuk përmbahet

Cristian Totti, më i dashuruar se kurrë me të dashurën e tij Melissa Monti, me të cilën është çift i qëndrueshëm prej një viti.

Së fundmi, djali i Ilary dhe Francesco ka shpërndarë disa foto në Instagram, në të cilat puth vajzën me pasion. Çifti duket në harmoni të plotë.

“Lumë” pëlqimesh për çiftin, çka rrëmbey edhe vëmendjen e familjes “Totti”. Ish-bashkëshortët, në fakt, lanë “like” të këndshme në fotot e djalit të tyre me Melisa. Një shenjë se prindërit e Cristian e pëlqejnë vërtet vajzën e re. Chanel, motra e vogël e sulmuesit, gjithashtu e miraton këtë lidhje.

Melissa Monti është 18 vjeçe (Cristian do t’i mbushë kaq nëntorin e ardhshëm). Ajo është aktore dhe modele, filloi të xhironte reklama që në fëmijëri (ashtu si Ilary Blasi) dhe u shfaq në filmin “Bukuria e Madhe”.

Melissa dhe Cristian u njohën falë disa miqve të përbashkët dhe nuk u larguan kurrë nga njëri-tjetri. Pak muaj më parë të dy u shfaqën në televizion, në studion e “L’Isola dei Famosi”, një emision i drejtuar nga Ilary.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat