Arrihet “akordi”, Lukaku firmos me Romën

Futboll

Arrihet “akordi”, Lukaku firmos me Romën

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 06:30
Romelo Lukaku

Romelo Lukaku do të firmosë kontratën me Romën nesër.

Mediet italiane bëjnë me dije se është arritur marrëveshja me Chelsea, që do të marrë 5 milionë euro plus bonuset për huazimin.

Ndërkohë sulmuesi belg do të marrë një pagë prej 7.5 milionë euro për një sezon.

Pasditen e së martës Lukaku do të kryejë vizitat mjekësore, për të firmosur më pas kontratën me Romën.

Synimi i Mourinho-s është që ta ketë Lukakun në fushë për ndeshjen e së premtes kundër Milanit, por belgu nuk është stërvitur për më shumë se një muaj.

Megjithatë, Roma është gati të mirëpresë blerje që një javë më parë dukej vetëm një ëndërr dhe që mund të revolucionarizojë të gjithë lojën e Mourinhos dhe të krijojë një çift “bombarduesish” me Dybalan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat