Berisha mbetet në Serie A

Futboll

Berisha mbetet në Serie A

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 16:03
Berisha

Etrit Berisha është zyrtarisht pjesë e Empolit.

Pas largimit nga Torino, portieri i Kombëtares kuqezi do të vazhdojë karrierën në Serinë A. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gardiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, deri në verën e vitit të ardhshëm dhe pritet që të ketë më shumë hapësirë se tek Torino.

Ai do të ketë shok skuadre Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin, duke u bërë shqiptari i tretë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat