Erling Haaland futbollisti më i mirë në Premier Ligë për sezonin 2022/23

Futboll

Erling Haaland futbollisti më i mirë në Premier Ligë për sezonin 2022/23

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:25
Erling Haaland

Erling Haaland e ka fituar çmimin për Futbollistin më të mirë të vitit në Premier Ligë, pasi që theu rekordin e shënimit të golave për Manchester City

Sulmuesi norvegjez është nderuar për këtë çmim nga futbollistët profesionist të Premier Ligës, pasi që shënoi 52 gola sezonin e kaluar për ta ndihmuar Cityn që ta fitojë tripletën.

Haaland ishte personalisht i pranishëm për ta marrë çmimin personalisht në Lowry Theare në Manchester derisa mundi në këtë garë Harry Kane, i cili ishte i dyti golashënues më i mirë në vitin e kaluar, por edhe bashkëfutbollistët e tij të City, Kevin de Bruyne dhe John Stones, si dhe dyshën e Arsenalit Bukayo Saka dhe Martin Odegaard.

Haaland shënoi 36 gola në debutimin e tij në Premier Ligë, duke thyer kështu rekordin e Andy Cole e Alan Shearer që kishin shënuar nga 34 gola gjatë sezoneve 1993/94 respektivisht 1994/95, kur në atë kohë luheshin 42 ndeshje në ligë e jo 38 sikurse sot.

Ai po ashtu është top golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, me 12 gola të shënuar derisa City fitoi për herë të parë këtë çmim në histori të tyre. Po ashtu ai i ndihmoi “cityzens” për ta fituar FA Cup duke u bërë kështu skuadra e dytë angleze që fiton tripletë në histori.

Haaland (22) ishte i nominuar edhe në kategorinë për Futbollistin më të mirë të Ri në Premier Ligë, por këtë çmim e humbi në garë me Bukayo Saka.

Të dy futbollistët megjithatë janë në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të sezonit të kaluar ku bashkë me ta janë edhe Odegaard dhe De Bruyne.

Sulmuesi i City kishte një mesatare të shënimit të golave çdo 77 minuta në Premier Ligë sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat