Tuchel i ka kërkuar Bayernit që ta blejë Conor Gallagher nga Chelsea

Futboll

Tuchel i ka kërkuar Bayernit që ta blejë Conor Gallagher nga Chelsea

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 00:01
Gallagher

Thumas Tuchel dëshiron që të ribashkohet me Conor Gallagjer në Bayern Munchen derisa ai është duke u përgatitur që të blejë përsëri futbollist të Premier Ligës

Bayern Munchen, të cilët po e rindërtojnë skuadrën e tyre këtë verë, ia kanë vënë syrin mesfushorit të Chelsea, Conor Gallagher, një futbollisti me të cilin Thomas Tuchel ka punuar më të në klubin londinez, shkruan sot talkSPORT.

Pavarësisht se ai ka qenë titullar në tri ndeshjet e para në Premier Ligë, Gallagher shpejt pritet ta nxejë bankinën pasi që Chelsea ka në bankë futbollistë të talentuar që i blenë këtë verë si Moises Caicedo, Romeo Lavia dhe Lesley Ugochukwu.

Përpos Gallagher, Tuchel thuhet se po ashtu e dëshiron mbrojtësin që nuk po ka sukses në Premier Ligë, Trevoh Chalobah dhe yllin e Tottenhamit, Eric Dier – për të cilën gjë shkroi gazetari i njohur Florian Plettenberg.

Pas dy fitore në dy ndeshje të Bundesligës, Bayern Munchen do të luan kundër Borussia Monchengladbach më dy shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat