Arbër Hoxha pajiset me pasaportë shqiptare, pret thirrjen nga Sylvinho

Futboll

Arbër Hoxha pajiset me pasaportë shqiptare, pret thirrjen nga Sylvinho

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:24
Hoxha

Futbollisti Arbër Hoxha ka njoftuar se është pajisur me pasaportë të Shqipërisë.

Ai aktualisht luan për ekipin kroat, Slaven Belupo, teksa në një intervistë për mediat atje zbuloi se e k marrë pasaportën e Shqipërisë.

“Ashtu është, kam udhëtuar për në Tiranë për ta marrë. Nuk mund të marrësh kështu një pasaportë të një vendi tjetër, jam shumë i lumtur që procesi ka marrë fund”, u shpreh Hoxha.

Tutje, ai tha se nuk e di nëse do të ftohet nga Shqipëria, por është i gatshëm të jap maksimumin e tij.

“Ende nuk e di se kur do të arrijë telefonata, varet nga lista. Sigurisht që jam gati të jap maksimumin për kombëtaren në çdo moment”, tha ai.

Kujtojmë se Arbër Hoxha ka pasur tri paraqitje me Kosovën, të trijat në ndeshje miqësore, ku e realizoi një gol.

Para tij, javë më parë njëjtë veproi edhe Arbnor Muja, i cili me gjasë do të ftohet nga Shqipëria në ndeshjet e shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat