Topalli transferohet te Manisa

Futboll

Topalli transferohet te Manisa

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 17:20
Topalli

Jetmir Topalli është larguar nga skuadra e deritanishme Istanbulspor që bën pjesë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi nga Kosova nuk ishte në planet e skuadrës së tij dhe largimi ishte i pashmangshëm duke prishur kontratën.

Por menjëherë Topalli ka gjetur skuadër të re dhe ka mbetur pjesë e futbollit turk.

Ish-anëtari i Ballkaint karrierën do ta vazhdoj te skuadra turke Manisa ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat