Flamurtari  dhe Tomori “ngecin” në javën e parë, fiton Bylis

Futboll

Flamurtari  dhe Tomori “ngecin” në javën e parë, fiton Bylis

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Luzit.

Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me anë të Silvio Zogajt.

Por avantazhin të besuarit e trajnerit Emiliano Çela nuk mundën ta ruanin deri në fund dhe në pjesën e dytë u barazuan nga një gol i Itodo.

Kështu, Flamurtari e nis me një pikë këtë sezon në Kategorinë e Parë ndërkohë që në ndeshjet e tjera, Tomori po ashtu barazoi pa gola me Korabin. Sakaq, Bylis fitoi në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Burrelit.

Vendimtar për ballshiotët ishte goli i Lajthisë në minutën e 83-të që e nisin kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat