Historike te Barcelona, nuk ndodhte prej 30 vitesh

Futboll

Historike te Barcelona, nuk ndodhte prej 30 vitesh

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:06
Barcelona

Një e dhënë që bën shumë njerëz të mendojnë, duke përfshirë edhe profesionistët.

Barcelona mbylli merkaton e verës me huazimin e Joao Cancelo dhe Joao Félix dhe largimin e Ansu Fati, Eric Garcia, Kessie, Abde dhe Clément Lenglet, duke lënë një skuadër me vetëm 19 lojtarë në dispozicion të Xavi.

Një fakt jo inkurajues dhe nëse shkohet mbrapa në kohë, nuk ka pasur kaq pak lojtarë në ekipin e parë që nga sezoni 1993/94, me trajnerin e Blaugranas që tani duhet t’i kushtojë vëmendje zgjedhjeve se kush do të shkojë në fushë, duke qenë se Barça do të luajë në katër kompeticione.

Arsyeja e numrit të vogël të lojtarëve në dispozicion shpjegohet me situatën e vështirë situatën të klubit, por Xavi do të ketë ndihmë nga cantera, duke qenë se grupit do t’i bashkohen talenti Lamine Yamal dhe Fermin Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat