Dinamo - lider në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A

Futboll

Dinamo - lider në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:35
Pamje nga një ndeshje

Dinamo e Ferizajt, debutuese, po befason me lojëra dhe rezultate të mira në tre javët e para në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

Futbollistët e Dinamos para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 2:1 Drenicën nga Skenderaj.

Dinamo ka dy fitore e një barazim dhe Drenica një barazim e dy humbje në tre javët e para.

Rezultatet 

Dinamo - Drenica 2:1
Istogu - Rilindja 1974 0:3
Trepça - Suhareka 2:4
Trepça '89 - Rahoveci 0:0
Phoniex - Vëllaznimi 1;2

Renditja: Dinamo kryeson me 7 pikë, pasojnë Suhareka 6, Trepça 6, Trepça '89 5, Rahoveci 5, Rilindja 1974 4, Vëllaznimi 4, Phoniex 2, Drenica 1 dhe Istogu 0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat