Arsenal shokon Manchester Utd! 

Futboll

Arsenal shokon Manchester Utd! 

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:31
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka marrë tre pikë në stadiumin “Emirates” në Londër. 

Ballafaqimi mes Arsenalit dhe Manchester Utd ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 3:1, në takimin e javës së 4-të të Premier League.

Në minutën e 27-të, Rashford me goditje të fortë nga brenda 16-shit shënon në këndin e majtë, për 0:1.

Në minutën e 28-të, Odegaard nga rreth 14-15 shënon në këndin e majtë për 1:1. 

Në minutën e 90+6, Rice brenda 16-shit, me një goditje të fortë nga realizuar në këndin e poshtëm të djathtë, 2:1 për Arsenalin.

Gabriel Jesus në minutën e 90+11 shënon për 3:1.

Arsenali renditet në vend të pestë me 10 pikë, ka 4 pikë më shumë se Manchester Utd që gjendet të 11-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat